Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos ka uruar besimtarët për festën e Pashkëve ortodokse.
Janullatos u shpreh se Ngjallja e Krishtit forcon shpresën për tu përballur me çdo energji vdekjeprurëse që na mundon.
Kryepeshkopi tha se shpresa paskale do të ndriçojë jetën tonë.
Anastas Janullatos: “Ngjallja e Krishtit na ofron shpresë të pamasë. Kjo shpresë buron nga lajmi i gëzuar se u mund vdekja, armiku i paepur i njeriut, e mundi Jezu Krisht. Ngjallja forcon shpresën për tu përballur me çdo energji vdekjeprurëse që na mundon. Forcon shpresën se do të mposhtet përfundimisht padrejtësia, smira, korrupsioni, gënjeshtra dhe arroganca, që e vrasin paqen duke e çuar Shqipërinë në dekadencë.
Gjithashtu shpresë e Pashkëve na jep fuqi dhe na siguron se me anë të ndriçimit të Krishtit do të gjendjen daljet shpëtimitare nga rrugët pa krye, politike, kishtare, sociale që na mundojnë. Krishti u ngjall vllezër e motra, shpresa paskale do të ndriçojë jetën tonë.”