Në rrjetet sociale vazhdojnë të ‘vlojnë’ denoncimet lidhur me skandalet e prodhimit apo edhe shitjes së ushqimeve në vend. Një tjetër rast është evidentuar ku nuk bëhet më fjalë vetëm për prodhimet që importohen nga jashtë, apo ato që prodhohen jashtë standarteve, por për një ndër asortimentet më të jetike sic është buka.
Në një denoncim të kryer në faqen e JOQ fotot e publikuara nga qytetari flasin më shumë se çdo koment tjetër. Buka, çmimi I të cilës është rritur gjatë viteve të fundit në mënyrë statosferike krahasuar me të ardhurat bazë të çdo shqiptari, jo vetëm që mezi blihet por edhe shitet e skaduar.
Sic duket edhe nga fotot e publikuara, buka e blerë jo më larg se mbrëmë në një nga furrat në kryeqytet ka pikërisht këtë pamje ndërkohë që një gjë e tillë është krejtësisht e palejueshme dhe jashtë cdo standarti. E teksa shqiptarët detyrohen të konsumojnë lloj-lloj produktesh të pakontrolluara duke rrezikuar jetën e tyre dhe të fmëijëvë të tyre, AKU hesht!
Dhjetra kronika, dokumentare dhe denocnime bëhet lidhur me këto raste por askush nga autoritetet përgjegjëse nuk reagon.