Arrestohet një gardist në Tiranë. Gardisti ka rënë në prangat e policisë pasi ka plagosur me armën e shërbimit një person.
Ne pranga ka rene 22 vjecari Florjan Hysa me detyrë trupë shoqërimi pranë Gardës së Republikës, sepse mbremjen e djeshme në rrugën “Ramadan Çitaku”, në kryqëzim me rrugën e “Balshajve” Tiranë, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me armë zjarri të shërbimit, pistoletë tip “Bereta”, 22 vjecarin Lorenc Doçi, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Krimeve ndaj Jetës në D.V.P Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin F.H., me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, trup shërbimi. Arrestimi i 22-vjeçarit u krye pasi në rrugën ‘Ramadan Çitaku’ në kryqëzim me rrugën e “Balshajve”, ai dyshohet se ka plagosur për motive të dobëta me armën e shërbimit shtetasin L.D., 22 vjeç banues në Kodër Kamëz, i cili është dërguar në SUT për trajtim mjekësor. Materialet në ngarkim të tij do t’i kalohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit F.H., për veprën penale, ‘Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë'””, njoftoi SHÇKBA.