"Gëzuar Bajramin! Le t’i lutemi Zotit që përpjekjet, sakrificat tona, të na i pranojë dhe t’i kthejë në shëndet dhe të mira për ne, familjet tona dhe mbarë shqiptarët kudo që janë. Gëzuar!", uron në faqen e tij në Facebook ish-Kryeministri Sali Berisha, teksa poston edhe foton me bashkëshoten e tij.