Lufta ndaj kanabisit u shpall si e fituar nga Qeveria dhe Ministria e Brendshme në vitin 2018, por edhe përgjatë vitit 2019 rastet e kultivimit janë shqetësuese.
“Çdo bimë, çdo fidan e çdo farë që kapet në territorin e Shqipërisë deri më datën 15 qershor është meritë e juaja, e drejtuesve vendorë të Policisë. Çfarë kapet pas datës 15 qershor, është përgjegjësi e secilit prej jush”, pati deklaruar ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, në 9 maj.
Në task-frocën qendrore, Ministri i Brendshëm tha se disa grupe kriminale po riaktivizohen në kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa të dhënat e siguruara nga A2 CNN tregojnë se 6 qarqe janë problematike. Ministri i referohet kultivimit të hashashit në Krujë, Lezhë, Shkodër, Vlorë, Tepelenë dhe Librazhd. Kjo ka vënë në lëvizje të gjitha strukturat duke organizuar kontrolle të imtësishme ndërsa vetëm për periudhën janar-maj të këtij viti, janë gjetur 12 186 kubikë kanabisi në këto qarqe.
Sipas të dhënave të policisë janë goditur në total 14 raste të kultivimit të narkotikëve, ndërsa në terren janë zhvilluar 44 414 kontrolle, ku janë përfshire 14 586 punonjës policie. Pas datës 15 qershor, pritet të nisin dhe monitorimet nga ajri për parcelat me kanabis. Për këtë, policia shqiptare do të bashkëpunojë me homologët italianë dhe Guardia di Finanza, për rastet e trafikimit.
“A2 News”