Policia ka kryer kontrolle të rrepta në rrugë, për protestuesit që nga rrethet u nisën drejt Tiranës, në lidhje me protestën e opozitës. Por nuk kanë munguar as përplasjet me gazetarët, të cilët nuk i kanë lënë të bëjnë punën e tyre.
Kjo video vjen nga qytetit i Shkodrës, ky një zyrtar i policisë dhunon gazetarin, teksa ishte duke kryer detyrën.
Siç duket në video zyrtari i policisë tenton t’i marrë edhe telefonin gazetarit ndërsa flet dhe me fjalë të rënda. Video është publikuar nga gazetari Jul Kasapi, në rrjetet sociale.
“Turpi i policisë se Shkodrës e cila ka për drejtor atë që deri dje në Lazarat kërcënonte gazetarët me shkulje dhembesh ndërsa tani “edukatën” ja ka përcjellë vartësve të tij, se si duhet të sillet me gazetaret e terrenit. Ne Shkodër një efektiv pa emër dhe pa logo policie bën të fortin me reporterin ne mes të rrugës. Pse?”, shkruan gazetari.