Policia e Sarandës ka arrestuar një 17-vjeçar, pasi ka vjedhur gjatë natës në tregun industrial. Në pranga ka rënë G.D., 17 vjeç, banues në Sarandë.
Sipas policisë shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas më datë 08.06.2019, gjatë natës është futur në tregun industrial konkretisht në dyqanin e shtetases F.H dhe ka vjedhur një sërë materialesh, si; xhinse, bluza, atlete etj.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Vjedhja".