Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në autostradën Tiranë-Durrës në Vorë.
Mësohet se tre automjete janë përplasur keq me njëra-tjetrën për shkaqe ende të pazbardhura.
Si pasojë raportohet se ka ndërruar jetë një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Raportohet se viktima Denis Kosova, drejtonte një makinë me targa italiane, ndësa njërën prej automjeteve e drejtonte një femër.
Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Newsbomb.al do t'ju mbajë të informuar.