Sytë e shqiptarëve nga opozita!

Hënë, 15 July 2019 16:49

Nga Paulin Marku

Opozita shqiptare është pjesë e zhvillimeve historike dhe politike në vend gajtë kësaj periudhe tranzicioni të gjatë post-komuniste. Besueshmëria e elektoratit të djathtë është ngritur ndjeshëm , kjo edhe për shkak të krizës qe ka mbërthyer Partine Socialiste me aleatet e saj. Shenjat politike në vend dhe jashtë janë të tilla që e lehtësojne deri në një fare shkalle riardhjen e opozitës në pushtet, por kjo nuk e shpëton opozitën shqiptare nga pergjegjësitë e veta historike të këtij tranzicioni. Ka ardhur koha që opozita shqiptare të institucionalizojë qendrimin e saj dhe të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme e bashkuar dhe me një alternative të përbashkët. Vetëm një strategji e tillë i garanton asaj fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe ardhjen ne pushtet në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Gati të gjithë shqiptarët i kanë kthyer sytë e tyre nga opozita, qofshin këto elektorat besnik i djathtë, aleatet e vegjël tradicionale të së djathtës e deri tek elektorati i fragmentizuar i majtë i zhgenjyer nga qeverisja e dështuar socialiste. Elektorati besnik i djathtë kërkon të shohë ngritjen e zërit të opozitës për të ndjekur me kujdes qeverinë e kryesuar nga Rama dhe për të ardhur sa më parë në pushtet, në mënyrë ligjore e vullnet popullor. Elektorati i zhgënjyer i majtë tashmë ka humbur besimin tek lidershipi socialist që jo vetëm e ka çuar Partinë Socialiste në krizë, por nuk ka as vullnetin politik për ti dhënë zgjidhje sa më parë kësaj krize. Ky elektorat i majtë ose do të tregohet indiferent në zgjedhjet e ardhshme ose do të jetë emocionalisht i prirur të votojë për opozitën, falë zhgënjimit total të kësaj periudhe të qeverisjes socialiste. Partia Demokratike është partia më e madhe opozitare në vend dhe si e tillë është dëtyra e saj ti adresojë shqetësimet e të gjitha paleve në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme ajo të arrijë të marrë maksimumin e mundshëm të votave. Kjo politike e opozitës mund të rikthejë besimin e humbur gjatë qeverisjes së saj ,me korigjimet në zgjedhjet partiake, duke u perfaqësuar me vlerat me të mira intelektuale ,njerzore,politike e përfaqësuese. Shpresa e shqiptarëve të ndershëm vjen nga një politikë e ndershme . Me respekt P.M Anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSh-së

Login to post comments