Një qytetar, i moshës 25-30 vjeç është hedhur nga kati i pestë i një pallati në zonën e Porcelanit në Tiranë.
Sipas asaj që mëson Syri.net, i riu ndërroi jetë menjëherë, ndërsa Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e çuan të riun drejt vetëflijimit.
Dyshime e para janë që, i riu, emri i të cilit nuk dihet ende, ka qenë konsumues i lëndëve narkotike.