Vdekja e shkencëtares në Greqi, autori i dyshuar djali i një prifti, viktima u përplas me makinë më pas u përdhunua dhe u vra

Tuesday, 16 July 2019 21:23

Zhdukja dhe më pas vrasja e shkencëtares amerikane Suzanne Eaton në Kretë zuri titujt e mediave greke dhe jo vetëm. Misteri që mbuloi zhdukjen e 59-vjeçares pasoi me lajmin për gjetjen e trupit të saj të pajetë, raporton Daily Mail.

Policia greke ka arrestuar një fermer vendas, 27-vjeçarin Yiannis Paraskakis, i cili e ka pranuar para prokurorëve, se është ai autori i vrasjes barbare. Paraskakis, bir i një prifti dhe baba i dy fëmijëve, fillimisht e kishte goditur atë me makinë dhe më pas e kishte future në bagazh, pa ndjenja.

Më pas e ka çuar në një bunker nazist, ku e ka përdhunuar. Biologia 59-vjeçare ka luftuar me të, pasi i ka ngulur thonjtë, gjë që çoi në identifikimin e 27-vjeçarit, nëpërmjet AND-së. Por kjo nuk ka mjaftuar, pasi Paraskakis e ka vrarë biologen amerikane, pas përdhunimit.

 

Nga ekspertiza, ka rezultuar se ajo ka pasur disa brinjë të thyera. 27-vjeçari u zbulua, pasi më parë kishte publikuar video dhe foto në rrjetet sociale, në tunelin ku u gjet e vrarë biologia amerikane, ndërkohë që policia ka zbuluar edhe gjurmët e makinës së tij në hyrje të tunelit.

Kjo e fundit ndodhej në Greqi për një konferencë shkencore. Me origjinë nga Kalifornia, nënë e dy fëmijëve, ajo jetonte në Gjermani me bashkëshortin e saj britanik.

Login to post comments