A e dini se çfarë po i bëjnë Akademisë së Shkencave?! 25 fakte!

E mërkurë, 17 July 2019 08:40

Nga Artan Fuga

Një projektligj që bllokon përfundimisht reformimin e Akademisë së Shkencave! 25 fakte nga qindra! Dhe ata e kanë hallin se përse Presidenti i r Republikës nuk pranoi zgjedhje të paligjshme!!!

A e dini se :

A e dini se këta po propozojnë dhe po kalojnë një organigramë të akademisë së shkencave me nja 22 punonjës administrate dhe pa asnjë punonjës shkencor atje !

A e dini se kjo administratë është ndofta më e madhe sesa kur akademia e shkencave në kohën e monizmit kishte nën vartësinë e saj ndofta nja dhjetë institute shkencore e kërkimore!

A e dini se më shumë se trecereku i akademikëve ose janë pensionista ose punojnë në zyra ku nuk kanë asnjë lidhje me shkencën dhe kërkimin shkencor!

A e dini se për cdo pesë a gjashtë antarë akademie ka një prej tyre që punon në administratën e akademisë së shkencave!

A e dini se kostua reale e një kopje libri që boton akademia e shkencave shkon nga 200.000 deri 300.00 lekë të vjetra!

A e dini se shumica e librave që botohen blihen vetëm në 20 deri 30 kopje ndonëse botohen nga 400 e 500 kopje!

A e dini se revista e studimeve albanologjike që duhej të botonte akademia e shkencave, më kryesorja, ka vite që nuk del më!

A e dini se 90 përqind e librave që hyjnë në fondin e bibliotekës së akademisë së shkencave nuk i lexon askush!

A e dini se akademia e shkencave e Shqipërisë nuk ka pothuajse asnjë marrëveshje konkrete dhe efikase bashkëpunimi me ndonjë akademi shkencash të ndonjë vendi perëndimor!

A e dini se mbi trecereku i artikujve shkencorë që raporton akademia e shkencave janë raportuar më parë nga institucione të tjera, pra ka raportim dyfish!

A e dini se akademia e shkencave nuk ka asnjë marrëveshje bashkëpunimi efikase me asnjë nga universitetet publike ose private shqiptare!

A e dini se akademia e shkencave nuk ka asnjë studim ose raport mbi gjendjen e kërkimit shkencor në vend, mbi numrin dhe statusin e kërkuesit shkencor, asnjë strategji për kërkimin shkencor në vend!

A e dini se projektligji i ri që po shkon në Kuvend për t'u kthyer në ligj nuk sjell asnjë hap reformues në akademinë e shkencave në krahasim me ligjin e vjetër!

A e dini se akademia e shkencave punon pa një tematikë vjetore mbledhjesh të asamblesë!

A e dini se zgjedhjet për kryesinë e asamblesë të akademisë së shkencave janë bërë në kundërshtim me ligjin në fuqi!

A e dini se nga pesë dokumente për reformim që duhej të prodhonte akademia e shkencave ka propozuar vetëm një dhe atë të pa shoqëruar me bilanc financiar, në kundërshtim me kushtetutën e Shqipërisë!

A e dini se akademia e shkencave nuk ka një plan prioritetesh studimore vjetore!

A e dini se për një periudhë 4 vjeçare mbi 20 përqind të fondeve të botimit e kanë marrë antarët e kryesisë së akademisë së shkencave dhe të këshillit ekzekutiv të saj.

A e dini se revistat e akademisë së shkencave nuk janë të indeksuara në asnjë platformë digjitale europiane!

A e dini që Akademia e shkencave jep ta zemë çmimin për veprën më të mirë kushtuar Skënderbeut ndërkohë që në përbërjen e saj nuk ka asnjë specialist të asaj periudhe!

A e dini që prej tre ose katër mandatesh në akademinë e shkencave drejtojnë pak a shumë të njejtët njerëz?

A e dini se pothuajse 75 përqind e antarëve të akademisë së shkencave nuk kanë asnjë botim në revista ose shtëpi botuese në vende perëndimore ose në gjuhë të huaj?

A e dini që pothuajse asnjë akademik i Shqipërisë nuk është ftuar nga ndonjë akademi shkencash perëndimore për vizitë pune ose referim shkencor!

A e dini që studimet që botohen në revistat shkencore të akademisë së shkencave nuk kanë thuajse asnjë oponent të huaj!

A e dini që akademia e shkencave e Shqipërisë nuk ka sot asnjë projekt studimor të financuar nga fondet e Bashkimit Europian!

A e dini pra se ajo është kthyer dhe do të mbetet një institucion pa asnjë dobi shoqërore por që harxhon me të dyja duart taksat tuaja! Qindra miliona lekë te harxhuara pa matur asnjë element të dobisë shoqërore të institucionit!

Login to post comments