Me pistoletë e thikë në brez, arrestohet 56 vjeçari brenda në lokal

Tuesday, 06 August 2019 13:49

Sipas Policisë së Tiranës, mbasi mori njoftim se një person ishte i armatosur brenda një lokali në lagjen “Don Bosko” ka mbërritur në vend ngjarje dhe ka arrestuar arrestuar në flagrancë një 56 vjeçar. Mbasë kontrrollit të ushtruar ndaj ti iu gjet një pistolete, tridhjetë fishekë dhe një armë e ftohtë e llojit thikë.

NJOFTIMI I POLICISE

Qarkullonte me armë pa leje dhe me thikë në ambiente publike, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, falë bashkëpunimit me qytetarët.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri “pistoletë”, 30 fishekë dhe një armë e ftohtë “thikë”.

Në kuadër të planit masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. H., 56 vjeç banues në Tiranë.

Ky shtetas kishte hyrë në një lokal në rrugën “Don Bosko”, por është denoncuar nga qytetarët të cilët kanë njoftuar në numrin 112, kur kanë konstatuar se ky person mbante një armë zjarri në brez.

Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Komisariatit Nr. 3, bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur.

Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë tip TT me krehër dhe 7 fishekë, një mjet prerës “thikë” dhe një sasi lekësh.

Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe 23 fishekë të tjerë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Image

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...