DETAJET/ Përfundon në shkrepje automatike një sherr mes të rinjve

Tuesday, 06 August 2019 13:57

Një sherr mes dy te rinjve ne Bilisht ka degjenuar me përdorimin e automatikut. Në njoftimin e policisë thuhet se në sherr e sipër një 25-vjecar ka qëlluar me automatik drejt 20 vjeçarit me inicialet K.B.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, referuan materialet pranë Prokurorisë si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit:

R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht.

Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Bilishtit, shtetasi i mësipërm pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, në drejtim të shtetasit K.B, 20 vjeç, banues në Bilisht, por pa i shkaktuar dëmtime këtij të fundit dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një copë fishek luftarak.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit R.F, i dyshuar si autor i kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...