SHBA tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore

Diel, 13 October 2019 21:53

Shtetet e Bashkuara po tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore, pasi Presidenti Donald Trump tha të dielën se ishte një veprim "shumë i zgjuar ... ndryshe nga e kaluara" për të mos u përfshirë në luftimet e nisura nga sulmi i Turqisë kundër aleatëve për një kohë të gjatë të Amerikës, luftëtarëve kurdë.

Presidenti Trump tha se ishte duke punuar me drejtuesit e Kongresit, përfshirë demokratët e opozitës, për të vendosur sanksione ekonomike "të fuqishme" kundër Turqisë për sulmet e saj ndërkufitare, edhe pse Ankaraja ka shprehur paraprakisht kundërshtime. Ai tha në Twitter se ka "konsensus të madh" për të vepruar kundër Turqisë, një anëtar i NATO-s përkrah Shteteve të Bashkuara.

 
 

Dealing with @LindseyGrahamSC and many members of Congress, including Democrats, about imposing powerful Sanctions on Turkey. Treasury is ready to go, additional legislation may be sought. There is great consensus on this. Turkey has asked that it not be done. Stay tuned!

 
26.2K people are talking about this
 
 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha për kanalin Fox News të dielën se presidenti Trump urdhëroi të shtunën në mbrëmje "tërheqjen e qëllimshme" të 1000 trupave të mbetura amerikane nga veriu i Sirisë. Zoti Esper tha se zyrtarët amerikanë. kishin frikë se trupat amerikane do të goditeshin në përparimin e Turqisë kundër luftëtarëve kurdë, të cilët Turqia i sheh si terroristë, por që shumica e Perëndimit i shikon si partnerë kryesorë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Televizioni shtetëror sirian tha se forcat qeveritare kanë lëvizur në veri drejt kufirit për të "përballur agresionin turk", por nuk dhanë hollësi të tjera.

Një zëdhënës i administratës së drejtuar nga kurdët në qytetin sirian të Kobanit tha se Forcat Demokratike Siriane kishin arritur një marrëveshje që trupat siriane të vendoseshin në tre pika në ose pranë qytetit.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i bënë thirrje Turqisë që të përfundojë inkursionin e saj. "Ne nuk mund ta pranojmë më këtë situatë kundër kurdëve", thanë të dy udhëheqësit.

Sekretari Esper hodhi poshtë polemikën nga kritikët në Kongres, përfshirë kolegët republikanë të Trump-it, se Shtetet e Bashkuara kanë braktisur kurdët.

"Ne e kundërshtuam Turqinë të mos e bënte këtë operacion," tha zoti Esper. Por ai tha se Turqia ishte "plotësisht e angazhuar për ta bërë këtë pa marrë parasysh se çfarë do të bënim ne."

Megjithatë, shtoi sekretari Esper, "Ne po bëjmë gjithçka mundemi për ta bërë Turqinë të ndalë këtë sjellje skandaloze".

Ai pranoi se luftëtarët kurdë dhe civilët po vriten në sulmet turke.

"Është e tmerrshme," tha ai. "Situata përkeqësohet për çdo orë."

"Kjo është pjesë e situatës së tmerrshme ku na ka futur Turqia", tha shefi i Pentagonit. Por ai tha se Shtetet e Bashkuara "nuk janë gati për të luftuar Turqinë, një aleat i vjetër, në emër të kurdëve". Ai tha se konflikti turko-kurd "është 200 vjeçar".

Megjithatë, sekretari Esper dënoi inkursionin e Turqisë dhe vendimet e tjera, përfshirë blerjen e një sistemi mbrojtës raketor rus kundër dëshirave të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.

“Sjellja e tyre gjatë viteve të fundit ka qenë e tmerrshme," tha sekretari Esper, duke shtuar se Turqia "po dilte nga orbita jonë".

Një kritik i presidentit Trump, senatori demokrat Chris Van Hollen, tha në të njëjtin emision të Fox News: "Njerëzit po vriten tani". Ai tha se administrata Trump " tani duket qesharake. Ata nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po flasin".

Por presidenti Trump tha se kritikët që kanë kundërshtuar tërheqjen e trupave të tij nga Siria veriore po nxisin "luftëra të pafundme" për Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme.

"Ata që gabimisht na futën në Luftërat e Lindjes së Mesme ende po bëjnë presion për të luftuar", tha presidenti Trump në Tweeter. "Ata nuk e kanë idenë se çfarë vendimi të keq kanë marrë. Pse nuk kërkojnë një Deklaratë të Luftës?

 
 

Very smart not to be involved in the intense fighting along the Turkish Border, for a change. Those that mistakenly got us into the Middle East Wars are still pushing to fight. They have no idea what a bad decision they have made. Why are they not asking for a Declaration of War?

 
31.3K people are talking about this
 
 

Ai tha se vende të tjera "mund të duan të hyjnë e të luftojnë për njërën palë ose tjetrën. Le t’i lemë!"

 

Do you remember two years ago when Iraq was going to fight the Kurds in a different part of Syria. Many people wanted us to fight with the Kurds against Iraq, who we just fought for. I said no, and the Kurds left the fight, twice. Now the same thing is happening with Turkey......

 

.....The Kurds and Turkey have been fighting for many years. Turkey considers the PKK the worst terrorists of all. Others may want to come in and fight for one side or the other. Let them! We are monitoring the situation closely. Endless Wars!

 
22.4K people are talking about this
 
 


Zyrtarët kurdë sirianë ndërkohë thonë se qindra mbështetës të dyshuar të Shtetit Islamik dhe familjarë kanë shpëtuar nga një kamp në veri të Sirisë, ndërsa Turqia vazhdon operacionin e saj ushtarak në zonë.

Jelal Ayaf, zyrtar i kampit Ayn Issa, vlerësoi se 850 të huaj të lidhur me ISIS-in shpëtuan dhe kishin ndihmë nga celulat e fjetura që depërtuan në një pjesë të kampit. Pjesëtarët dhe përkrahësit e familjeve të shpëtuara të ISIS-it mendohet se janë nga Britania, Irlanda, Rusia, Pakistani, Bangladeshi dhe Indonezia.

Turqia nisi operacionin e saj të planifikuar ushtarak të mërkurën e kaluar që synon të largojë forcat kurde në veri të Sirisë që i sheh si terroristë, por që shumica e Perëndimit i shikon si partnerë kryesorë në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Operacioni ushtarak filloi disa ditë pas një njoftimi të befasishëm dhe që u kritikua gjerësisht se forcat amerikane do të tërhiqeshin nga rajoni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...