'21 të arrestuar në dy ditë'/ Kryemadhi: Urrejtja e Ramës ndaj shqiptarëve, motivi që mban në këmbë këtë qeveri

Diel, 13 October 2019 23:59

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shpreh mbështetjen e saj për të arrestuarit e protestës tek Unaza e Re, mes të cilëve edhe ish-deputeti i PD Klevis Balliu, ndërsa akuzon Policinë e Shtetit për rrëmbimin e 15 qytearëve.

Në një status në Facebook, Kryemadhi shprehet ndër të tjera se, numri i arrestimeve dy ditët e fundit shkon në 21 qytetarë të pafajshëm, ndërsa shton se urrejtja që ka për shqiptarët po mban në këmbën qeverinë e Ramës.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

 

Sonte në mbrëmje Qeveria e PPP dhe e krimit të organizuar rrëmbeu nga familjet e tyre 15 qytetarë.

Numri i arrestimeve dy ditët e fundit shkon në 21 qytetarë të pafajshëm. Kaq shumë shqiptarë të arrestuar. Në dy ditë, për një të drejtë që ua njeh Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, atë të protestës, nuk janë arrestuar as nga juntat ushtarake në botë. Sonte qeveria e Rilindjes ka kthyer Policinë e Shtetit në krah të dhunës ndaj qytetarëve të lirë. Sonte anëtarë të policisë të veshur civilë kanë ushtruar terror tek çdo familje shqiptare me arrestime që na kujtojnë policitë sekrete të diktaturave.

Urrejtja e Edi Ramës ndaj shqiptarëve është i vetmi motiv që e mban në këmbë këtë qeveri.

Sonte duhet të ishin në burg Edi, Damiani, Afrimi, “sportelisti” për aferën korruptive të Unazës së Re. Këta që jo vetëm e çuan në 20 milion euro një kilometër rrugë, por patën guximin të falsifikonin edhe dokumentat e tenderit në mënyrën më të pa skrupullt.

Sonte Edi, Damiani dhe shërbëtorët e tyre ngërdheshen, tallen, hargalisen me arrestimet e këtyre qytetarëve, por nesër do të jenë shumë shpejt në bankën e të akuzuarve.

Sonte dhe mbrëmë, qeveria me anë të një ligji antikushtetues, të miratuar në parlamentin monist, ka arrestuar baballarë dhe djem familjesh shqiptare me halle, që ditën punojnë në mënyrë të ndershme të mbajnë familjet gjallë dhe protestojnë për të mbrojtur në mbrëmje atë që është me e shenjta për çdo njeri me dinjitet, të ardhmen e familjes së tyre.

Dua t’i them çdo kujt që po shkel ligjin, që po kthehet nga polic i shtetit në një anëtar i bandës kriminale të Edi Ramës. Ju jap fjalën që do mbani përgjegjësi deri më një, për këtë dhunë dhe terror që po ushtroni ndaj qytetarëve të Shqipërisë.

Kjo paligjishmëri dhe antikushtetuetshmëri e ligjeve dhe e veprimeve të policisë private të Edi Ramës na e bëjnë akoma më imediate nevojën e Reformës reale në Drejtësi.

Ndërsa armikut të shqiptarëve, Edi Ramës dua t’i kujtoj se me këto veprime prej Tonton Makutesh, nuk mund t’i gjunjëzojë shqiptarët. Paaftësia jote për të qeverisur, makutëria jote për të vjedhur, urrejtja që ke ndaj qytetarëve dinjitarë nuk mund të mbahen me pranga.
Shqiptarët do të të japin shumë shpejt atë që meriton.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...