Dhuna verbale dhe presionet mbi vendin e punës janë të përditshme në administratën shqiptare, ku drejtori apo përgjegjësi i emëruar direkt nga ‘nëna parti’, e përdor institucionin si pronë private dhe punonjësit si argatët e tij.
Një infermiere e QSUT ka denoncuar sot një rast skandaloz, ku tregon se si administratorët e Rilindjes, sillen në punonjësit sikur ata të ishin ‘Zoti’ dhe çdokush duhet tu përulet. Sipas infermieres administratorja e QSUT Ana Luca, shan, fyen dhe kërcënon të gjithë punonjësit me një fjalor që dhe në rrugë vështirë se e gjen, dhe nuk lë askënd që ta kundërshtojë pasi ajo e largon direkt nga puna, sepse është mikja e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manasterliu.
Infermierja tregon gjithashtu se në QSUT në detyrë ngrihet vetëm ata mjekë dhe infermierë të cilët i servilosen dhe nuk ngrenë asnjëherë kokën kundër kësaj administratoreje ‘të paprekshme’.
Denoncimi i infermieres është bërë në JOQ:
Përshëndetje JOQ, une qe po ju shkruaj jam nje punojes i qsut me profesion infermier dhe dua qe me kete sms ti drejtohem kryeministrit tone z Edi Rama. Ketu ne qsut eshte nje administratore me emrin A.L e cila ka nje sjellje dhe nje fjalor ordiner me punojesit e spitalit, e quan veten lider dhe me paturpesine me te madhe uleret e gerthet ne kupe te qiellit..ushtron presion psikologjik ndaj personelit dhe perdor fjal fyese per cdo gje..nuk lejon ti kthesh prgj duke u shprehur keshtu..ktu jam une..zdu asnji fjal do behet kshu si them une dhe pik..une ministren e kam miken time dhe ai ose ajo qe rrin pran meje dhe ben ate qe une i kerkoj atehere keto persona ngrihen ne detyre thot z L. Une kam debatuar disa here me te per te vetmin fakt se nuk me plq sjellja qe ajo ka dhe per fjalorin qe ajo perdor..nuk ka te drejte te ushtroj presion jo tek ne por tek asnje.pa llogaritur pastaj personelin e ulet qe jan sanitaret..atyre nenave motrave tona te cilat punojn pa pushim tere diten jua nxin duke ju uleritur e duke bere liderin ne cdo aspekt..jam ankuar ne drejtori tek burimet njerzore me nje kerkes me shkrim por as qe e kan mar mundimin per ta lexuar sepse drejtoresha e burimeve qenka po prap mikesh e saj..te lutem z kryeminister merni masa per kete njeri sepse kjo na qenka ministre drejtore qe ngren njerzit ne detyre dhe nje lider i pa prekshem..askush nuk guxon te flasi sepse i pushojn ne vend ka puna por te betohem te gjith nen ze ankohen mes njeri tjetrit..sepse eshte njeri shum i ulet me nje fjalor te piset dhe ordiner..anonim ju lutem sepse do me pushonin direkt nga puna sic kan bere dhe me shoket e tjere
Te lutem anonim se me heqin buken e gojes te lutem
Harrova te them dhe kte tjetren te gjith miqt e mikeshat e veta i ka vendosur ne krye te institucionit…shumicen e rasteve gjat orarit te punes del neper lokale duke pire kafe dhe rrall e gjen ne zyre..po ti shkosh ne zyre uleret dhe te nxjer jasht..me pak fjale z administratore e quan vehten te pa prekshme dhe ben sic i do qefi..leviz sipas qefit personelin nga nje vend pune ne tjetrin duke i emeruar disa me pozicion me te larte dhe disa te tjere neper pavjone te ndryshme..e ka kthyer spitalin si prone te saj sepse pretendon se eshte mikesh e ministres sone dhe mikesh e dr se burimeve njerzore. Flm”