Ngjarja në Kavajë/ Zbulohen detaje të reja! Oficeri i burgjeve Bledar Toçi, i skeduar

Diel, 20 October 2019 17:20

Bledar Toçi, personi që vrau me armën e shërbimit Dritan Haxhollin, kishte një vit që ishte emëruar si shefi i sigurisë së paraburgimit në Durrës.

Më herët, personi në fjalë ka shërbyer edhe në Gardën Republikës për gati shtatë vite, por si pasojë e problemeve disiplinore, ai ishte pezulluar disa herë nga detyra.

Afërsisht një vit që ishte emëruar në kryer të sigurisë së burgjeve, 31-vjeçari Toçi, dyshohet se ka pasur ndërhyrje edhe nga Partia Socialiste e qytetit të Durrësit, për transferimin e tij në këtë detyrë.

Bledar Toçi ishte skeduar nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, si person i papërshtatshëm dhe i dyshuar se ka lidhje me eksponentë të dyshimtë të botës së krimit.

Por problemet kanë vazhduar edhe më pas, për Bledar Toçin. Polici i burgjeve, qëlloi me armën e shërbimit dhe la të vdekur në vend Dritan Haxhollin, në banesën e Mardisa Qatjas, në qytetin e Kavajës rreth 2 javë më parë.

Mediat kanë mundur të sigurojë informacion nga grupi hetimor se, Toçi ka shërbyer 4 vite me trupshërbimin e Presidencës, gjatë viteve 2013-2017. Edhe pse nuk janë bërë publike, i riu ka pasur disa vërejtje për “largim nga puna” apo “pezullim të ushtrimit të detyrës në Gardën e Republikës“.

Për këto arsye, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kërkuar që Bledar Toçi të largohej nga trupshërbimi i Presidencës dhe të emërohet në një pozicion tjetër duke u ulur në detyrë.

Ai u transferua te Njësia e Tretë e Gardës së Republikës, apo siç njihet ndryshe edhe si Sigurimi i Rrugë-kalimeve për personalitetet e larta.

Në atë detyrë, Toçi ka pasur përsëri probleme me disiplinën, pasi shumë herë, nuk ishte gjetur në vendin e përcaktuar të punës, duke marrë “vërejte për largim nga detyra“.

31-vjeçari tashmë ka lënë ambientet e spitalit të Durrësit, dhe është dërguar në spitalin e burgut, aty ku do të qëndrojë deri në përmirësimin e plotë të shëndetit të tij. Toçi i cili mbeti edhe vetë i plagosur gjatë përplasjes me armë, ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga gjykata e Kavajës 7 ditë më parë.

Për Toçin, prokuroria ka ngritur dy akuza, atë të “vrasjes me dashje” si dhe “prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike”. I gjithë krimi u zhvillua në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...