Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të Prokurorit Ramadan Troci.
Subjekti kishte ankimuar vendimin e KPK që e shkarkonte atë nga detyra.
Nga hetimet e zhvilluara nga KPK u konstatua se Prokurori Troci kishte probleme me pasurinë.
Gjatë hetimit të thelluar të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë gjetur shkelje gjatë punës së tij si prokuror.
Ramadan Troci është prokurori që firmosi arrestimin e ish-guvernatorit të bankës Ardian Fullani dhe ish-kryetarin e bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika.