Jo vetëm dekriminalizimi/ Babani nuk paguan detyrimet 400 milionë lekë, asnjë kallëzim

Saturday, 09 November 2019 15:45

Pas Valdrin Pjetrit të Shkodrës dhe Agim Kajmakut të Vorës, sita e ligjit të dekriminalizimit ka mbërritur edhe te një kryebashkiak tjetër, i dalë nga votimet e 30 qershorit.

Për Mark Babanin e Vaut të Dejës po pritet një përgjigje nga drejtësia italiane.
Por përveç të shkuarës së tij të errët, Babani rezulton me probleme të mëdha edhe si biznesmen, duke i fshehur institucioneve përgjegjëse të shtetit, jo pak por plot 40 milion lekë të reja.
Zbulimin e ka bërë “Shijak TV”, që i referohet ekstrakteve dhe publikimeve në faqen zyrtare QKB.gov.al, nga ku shihet dhe bashkëpunimi i organeve tatimore të Shkodrës, të cilët nuk kanë reaguar për një abuzim në shifra të tilla shumë të mëdha.

Kështu, subjektet “Mare Adriatrik” shpk dhe “Babani Mg” sh.p.k, janë transferuar në pronësi të Gentian Babanit, vëllait të kryetarit të Bashkisë, por pa paguar detyrimet fiskale në masën 39,330,000 lekë të reja.

Pra, për kryebashkiakun e Rilindjes, përvvec asaj që pritet nga Italia, kemi dyshime edhe për një vepër tjetër penale të konsumuar në Shqipëri, që është mospagimi i taksave dhe tatimeve në shumën 39.330.000 lekë, referuar nenit 180 dhe 181 të Kodit Penal, mbi të cilin Hetimi Tatimor i Shkodrës duhej të bënte kallëzimin penal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...