Shpërthimi i një bombole gazi ka sjellë përfshirjen nga flakët të një kopështi shtetëror në Fier, duke rrezikuar jetën e fëmijëve. Ngjarja është mbajtur e fshehtë nga autoritet.
Zjarri në kopshtin shtetëror, që ndodhet në lagjen “Kastriot” të qytetit, ka rënë dy ditë më parë. Zjarri ka ndodhur si pasoje e shpërthimit të një bombole gazi, duke rrezikuar jetën e fëmijëve. Shqetësuese ka qenë edhe reagimi me vonë i forcave zjarrfikëse. “Boldnews” mëson se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje rreth 1 orë pas njoftimit të marrë lidhur me zjarrin. Veprim që ka shtuar rrezikun për jetën e fëmijëve dhe punonjësve të institucionit si dhe ka shkaktuar terror te edukatoret, fëmijët dhe prindërit e tyre.
Media gjithashtu nuk është lejuar të filmojë pamjet e bombolës, shpërthimi i së cilit solli edhe përfshirjen nga flakët të kopshtit. Jo vetëm kaq, por ngjarja është mbajtur e fshehtë nga autoritet.
As policia lokale, por as edhe bashkia Fier (që ka nën varësi kopështin), e drejtuar nga Armando Subashi, nuk kanë raportuar për ngjarjen.
Video Player