Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur "Kryqëzimi i Balldrenit", ku mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Zef Stenaj, 61 vjeç,banues në Torovicë të Lezhës, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit M.Sh,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.