Të ftuar në Syri TV, aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja dhe studiuesei Sazan Guri kanë folur mbi projektin e Mini-Shengenit Ballkanik.
Sipas tyre, nisma e kryeministrit Edi Rama është e pakonsultuar dhe si e tillë nuk përfaqëson mendimin e shumicës së shqiptarëve.
Lëvizje e pakonsultuar. Duhet të na vlerësojë, nuk kërkojmë mirënjohje as nga populli, as nga historia. Hidhe në publik, pyet akademik. Sepse Vuçiç nuk vjen pa pyetur akademikët. Nuk ndodh askush pa pyetur akademikët, popullin, Kuvendin, presidentin. Këtë kërkojmë edhe ne.
“Dielli i Shqipërisë lind nga Perëndimi”, i jemi borxh nga George Washington te Bill Clinton apo George Bush i ri”, u shpreh Guri.
“U duk si një dorezë që godiste Bashkimin Europian. Është plagjiaturë. Nuk ka lindur kryeministër ti bëjë presion BE-së. Rama bëri një presion, nëse ju nuk na pranoni... Ai nuk na përfaqëson, prandaj dhe u ngritëm. Mesazhi ynë është i qartë: Duam Perëndimin, boll më me Lindjen. Po të kthehemi në vitin 1946, kur Enver Hoxha së bashku me injorantë, siç ishte Koçi Xoxe, teneqexhi, për të na bashkuar me Jugosllavinë”, u shpreh Kalaja.
Gazetari dhe aktivisti përmendi edhe Kosovën teksa e akuzoi kryeministrin Edi Rama se zgjodhi një moment diabolik, kur shteti më i ri i Europës po bënte zgjedhje dhe ishte pa qeveri.