Katër persona janë ndaluar nga policia, ndërsa një tjetër u procedua penalisht pasi sillnin makina kontrabandë. Sipas policisë më pas këta persona, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore, i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi pa kryer asnjë procedurë doganore. Një veprim ky që i ka kushtuar shtetit 8 mln lekë.
"Këta shtetas në kohë të ndryshme kanë futur në Republikën e Shqipërisë automjete të tipeve/llojeve të ndryshme si Mercedes, Audi dhe Volksëagen dhe më pas me qëllim shmagien e detyrimeve doganore i tjetërsonin duke i shitur për pjesë këmbimi duke mos kryer asnjë procedurë doganore", sqaron policia.
Policia thotë gjithashtu se në këtë veprimtari kriminale janë të përfshirë edhe shtetas të huaj.
Hetimet vazhdojnë edhe për përfshirjen e personave apo strukturave të tjera të Administratës shtetërore. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(Foto Ilustruese)