Ambasada: SHBA do qëndrojë me vendoshmëri në krahun tuaj

E Enjte, 28 November 2019 14:18

Ambasada amerikane reagoi me rastin e Ditës së Flamurit, duke përkujtur sërish viktimat e tërmetit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se SHBA do të vazhdojë të qëndrojë në krah të shqiptarëve.

“Në këtë përkujtim solemn të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shpreh keqardhjen më të thellë për shkatërrimin dhe jetët e humbura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me vendosmëri në krah të vendit tonë mik dhe aleat, Shqipërisë. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vazhdueshme të ndihmës humanitare dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në çdo hapësirë tjetër në nevojë,” thuhet në njoftim.

Login to post comments