Një tërmet i ri e goditur përsëri Shqipërinë pak para orës 12 të ditës së sotme. Banorët i ka kapur paniku dhe kanë filluar të vraponin duke dalë nga ndërtesat ku kishin hyrë për të marrë disa veshmbathje.
Një ndërtesë 9 katëshe e cila gjendet në Durrës, më saktësisht në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka pësuar dëmtime nga dridhjet e tërmeteve që kanë ndodhur që nga dita e martë. Policia e Shtetit ka bllokuar me shirita zonën e ndërtesës e cila po paraqet rrezik për shkak të dëmtimeve të marra. Ekipi i Kallxo.xcom nga Kosova i cili gjendet në atë zonë u sjell pamje të qytetarëve dhe ndërtesës së rrethuar nga shiritat.