Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë një tjetër trup të pajetë nga hotel “Miramare”, në Durrës, i cili është shembur plotësisht, duke e çuar në 41 numrin e viktimave nga tërmeti katastrofik.
Trupi i tij i pajetë është nxjerrë pas dy ditësh kërkime mes rrënojave.
Gazetari Kelment Baçi raporton për “BalkanWeb” se viktima është 53-vjeçari Sotiraq Misha, ndërsa i afërmi i tij ka humbur ndjenjat, në momentin që e ka identifikuar.
Sipas gazetarit Baçi, ky është trupi i fundit që nxirret nga ky hotel, pasi nuk ka sinjale për trupa të tjerë nënë rrënoja.