Tërmeti i së martës, 6.4 ballë ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Llogariten se 42 persona kanë humbur jetën, 45 janë shpëtuar nga rrënojat dhe 750 janë plagosur.
Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit.
Ministria e Mbrojtjes njofton se ka përfunduar zyrtarisht operacioni i kërkim-shpëtimit në Thumanë, ku u gjetën trupat e pajetë të 22 personave. Sipas MM, operacioni vijon aktualisht në Durrës, ku po kërkohet në 3 hotspot nga ekipet shqiptare, kosovare, greke, italiane, rumune, franceze, izraelite dhe serbe.
Një tjetër viktimë është nxjerrë nga rrënojat në zonën e Kënetës në Durrës.
Ministria e Mbrojtjes njofton se numri i viktimave nga tërmeti ka arritur në 42.