Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë pasoja edhe në qytetin e Vlorës. Në lagjen “29 Nëntori”, dy pallate janë bashkuar me njëri-tjeterin.
Sipas banorëve, këto ndërtime, që janë bërë pa asnjë kriter, janë ngjitur me njëri-tjetrin.
Pallatet e "ish Gjallicës" në Vlorë jane ngritur pa asnje parametër sigurie e për këtë banorët kërkojnë të merren masa të menjëhershme.
Sipas tyre, tërmeti i datës 26 ka lëkundur bazamentin e pallatit e për pasojë njëri prej tyre është anuar duke u bashkuar me pallatin pranë.