1.5 milion euro nga familja “Kastrati”: Ja pse vendosëm ta bëjmë publike

E Enjte, 28 November 2019 17:57

Nga Shefqet Kastrati

Tragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezerit e mi.

Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë - pa zhurmë.

E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë pagese nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.

Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”.

Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak.

Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!

Ngushëllime familjarëve që humbën njerëz në këtë katastrofë dhe Zoti i Madh qoftë me Shqipërinë e plagosur!

Modifikuar më E Enjte, 28 November 2019 18:00
Login to post comments