Shqiptarët nga të gjitha trojet, por edhe diaspora janë të mobilizuar maksimalisht për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës së rëndë.
Shqiptari nga Amerika, Marko Kepi, përmes një fondacioni online “Rrënjët Shqiptare Albania Roots Inc” ka arritur të grumbullojë mbi një 1.3 milionë dollarë, shkruan Albinfo.ch.
Shqiptarë nga diaspora kanë dhënë para në këtë donacion. Ai ka treguar se qëllimi i këtij donacioni është arritja e shumës 1 milion e 500 mijë dollarëve.