Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka vizituar paraditen e sotme banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Vorës.
Braimllari është shprehur se LSI solidarizohet dhe është në krah të të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti jo vetëm në Vorë por dhe në Durrës, Tiranë dhe Laç.
Ai u shpreh se të gjitha strukturat e LSI janë në gatishmëri për të mbështetur me ndihma të gjithë banorët e prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
‘Angazhim në terren, përgjegjësi sociale dhe solidaritet në këto ditë të vështira. Po bëjmë gjithçka mundemi me mundësitë tona. Sot në këtë fatkeqësi jemi të gjithë bashkë’.