Tërmeti/ Prestigjiozja greke “Ekathemerini”: T’i qëndrojmë pranë fqinjëve

Hënë, 02 December 2019 08:24

Gazeta prestigjoze greke “Ekathemerini” i ka kushtuar një artikulll situatës tragjike që përjetoi vendi jonë ditët e fundit për shkak të tërmetit të frikshëm të 26 nëntorit i cili la pas 51 viktima, mbi 900 të plagosur dhe me mijëra të pastrehë. Në artikull ajo i ka kushtuar rëndësi ndihmave që mori Shqipëria nga shtetet e tjera, sidomos nga vendet fqinje.

Artikulli i plotë:

Thonë që në një moment nevoje ju mund të mbështeteni vetëm te Zoti ose te fqinji juaj.

Kjo thënie u konfirmuan këtë javë kur Shqipëria u godit nga tërmeti më i ashpër që Ballkani kishte përjetuar prej dekadash. Greqia ishte vendi i parë që i dërgoi ekipe të ndihmës dhe kërkim-shpëtimit.

Ishte një reagim i menjëhershëm nga një popull (dhe udhëheqja e tij) nxitur nga kuptimi i thellë se dhimbja nuk ka kufij.

Grekët shpejtuan për të vënë në dispozicion të fqinjëve të tyre veriorë personelin më me përvojë  në rast fatkeqësish të tilla dhe pajisjet moderne teknike më të zhvilluara.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis përcolli aeroplanët grekë që transportuan ekipet e specializuara të emergjencës civile në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ndërsa Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ishte zyrtari i parë i huaj që vizitoi qytetin bregdetar të Durrësit, i cili u godit më shumë dhe qëndroi pranë kryeministrit shqiptar Edi Rama, transmeton newsbomb.al.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e ekipit të reagimit ndaj katastrofave natyrore EMAK punuan pa u lodhur në nxjerrjen e të mbijetuarëve nga rrënojat.

Të gjitha këto imazhe patën një ndikim pozitiv në shoqërinë shqiptare. Nga ana tjetërn aktet e solidaritetit nuk diktoheshin nga ndikimi politik dhe diplomatike.

Ndërkohë, ndihma për zonat e goditura nga tërmeti do të vazhdojë edhe pasi ekipet e kërkim-shpëtimit grek janë larguar.

Ngjarjet si tërmeti që ra në Shqipëri, kur kombinohen aktet e sinqerta dhe solidariteti, mund të kenë një efekt ndërlidhës në marrëdhëniet me njëri-tjetrin si dhe në marrëdhëniet diplomatike.

Kështu stereotipet janë copëtuar, paragjykimet janë dobësuar dhe komunitetet afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Në vitn 1999, grekët iu përgjigjën me solidaritet dhe mbështetje turqve pas tërmetit shkatërrues në Izmir.

Turqit ia kthyen nderin grekëve vetëm disa javë më vonë ku një tëmret i madh goditi Athinën.

Ngjarjet tragjike solidarizuan dhe afruan dy vendet me njëri-tjetrin, kohë kjo e cila u njoh në histori si ‘diplomaci sizmike’.

Gjatë asaj kohe marrëdhënia e kësaj ‘diplomacie sizmike’ u udhëhoq nga Ministri i Jashtëm grek George Papandreou dhe homologu i tij turk Ismail Cem.

Këtë herë, tragjedia në Durrës dhe në zonat përreth tij afruan më shumë me njëri-tjetrin shqiptarët me grekët dhe kjo ndjesi nuk duhet që të humbasë.

Të dyja palët duhet të përfitojnë nga kjo situatë sensibilizimi në mënyrë që të rregullojnë marrëdhëniet e ngrira bilaterale, të cilat janë peng i një keqkuptimi të ndërsjelltë./ Gazeta greke Ekathemerini

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...