Skandaloze! Prokuroria i bindet Edi Ramës, kërkon burg për Xhuliana Aliajn

Hënë, 02 December 2019 09:35

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 25-vjeçaren, Xhuljana Aliaj, e dyshuar për “përhapje paniku”, pas një arrestimi të dyshimtë të kryer nga Policia rreth 3 ditë më parë.

Kërkesa e Prokurorisë pritet të shqyrtohet gjatë të Hënës nga gjyqtarja Mimoza Margjeka. Sipas faqen zyrtare të internetit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, rezulton se prokuroria e këtij qyteti ka dorëzuar kërkesën për “vlerësimin e ligjshëm të arrestimit dhe caktimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasen Xhuljana Aliaj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal”.

Xhuljana Aliaj, banore në Durrës, shkruajti në profilin e saj në rrjete sociale se, si pasojë e tërmetit të datës 26 Nëntor, rrezikonin të shpërthenin depozitat e karburantit në Porto Romano.

Shqetësimi i shprehur në rrjet social “u kap” menjëherë nga strukturat policore, të cilat e arrestuan vajzën e re, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal.

Neni 267 parashikon se “Përhapja e informatave apo njoftimeve të rreme, me fjalë, me shkrim apo me çdo mënyrë tjetër, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet”.

Arrestimi i Xhuljana Aliaj shkaktoi reagimin e menjëhershëm të shoqërisë civile, si edhe të një prej klerikëve më të njohur shqiptar, Dom Gjergj Meta.

Në një reagim publik, kleriku Meta deklaroi se “Arrestimi i Xhulia Aliaj nga ana e policisë për një status në fb është një veprim i nxituar dhe i shproporcionuar. Në një vend demokratik një gjë e tillë do të ishte absurde”.

Dom Gjergj Meta vijoi më tej se kërkonte nga autoritetet dhe uronte që policia ta lërë të lirë menjëherë vajzën.

“Kam qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj”, shkruante Dom Gjergj Meta pak ditë më parë.

Megjithatë, përtej reagimit publik dhe arrestimit të dyshimtë të kryer nga Policia e Durrësit, Prokuroria duket se ka zgjedhur që të mbështesë veprimet e uniformave blu, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Gjithësesi, prokuroria ka edhe një mundësi të fundit për t’u tërhequr nga kërkesa e saj dhe këtë mund ta kryejë gjatë seancës gjyqësore.

Por, edhe nëse prokuroria i qëndron stoike kërkesës së saj, fjala e fundit pritet të jepet nga gjyqtarja Margjeka, e cila do të shqyrtojë rastin e Xhuljana Aliaj. Nga Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...