Presidenti në krye të zgjidhjes së halleve të kombit

Hënë, 02 December 2019 12:15

Edhe me thirrjen e mbledhjes së sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti I Republikës Ilir Meta tregoi se është stoik në qëndrimin e tij në krye të halleve më të mëdhaja që ka kombi.

Vetëm pak minuta pas mbledhjes Presidenti ka deklaruar se prokuroria të çojë përpara përgjegjësisë penale çdo përgjegjës në lidhjen me tragjedinë e 26 nëntorit, duke e vënë gishtin mbi plagë.

Presidenti I Republikës ka gjithë këto periudhë që është vënë në pararojë të mbrojtjes së sigurisë, demokracisë dhe paqes sociale në vend. E ka treguar me aksionin në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të stabilitetit, të kufijve të Kosovës, të demokracisë në Shqipëri, të reformës në drejtës etj, dhe po e tregon edhe me të gjithë veprimet që ka bërë për parandalimin dhe përballimin e tragjedive natyrore në vend.

Presidenti I dërgoi një letër institucioneve në vend, më 30 korrik 2019, ku kërkonte nga institucionet të merrnin masa për rrezikun e tërmeteve. Kreu i shtetit paralajmëronte pas një seri tërmetesh në Greqi dhe në juglindje të vendit.

Ai gjithashtu io kërkoi informacion në lidhje me gjendjen e emergjencave civile në vend, dhe përgatitjen e tyre profesionale dhe material për përballimin e katastrofave. Por edhe në këtë drejtim mori arrogancë dhe papërgjegjshmëri nga institucionet.

Megjithatë Presidenti Meta ka bërë gjithçka që dhimbja e shqiptarëve të ishte sa më e vogël. Edhe me mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë tregon se është në të njëjtën linjë të tij, pa u ndikuar politikisht, gjithnjë në shërbim të vendit dhe në krye të zgjidhjes së halleve të kombit.

Modifikuar më Hënë, 02 December 2019 17:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...