Alenaca për mbrojtjen e Teatrit ka denoncuar një rast sipas tyre të mundshëm të abuzimit me ndihmat që janë mbledhur për të dëmtuarit nga termeti.
Një makinë është filmuar nga aktivistët e lëvizjes në oborrin e këtij institucioni duke shkarkuar ndihma me qese dhe batanije.
Ja postimi i Aleancës shoqëruar me videot përkatëse
Postimi i parë:
Në Ministrinë e Brendshme shkarkohen qese me ndihma nga Fundjavë Ndryshe. Ndihmat e mbledhura nga qytetarët për të mbijetuarit e tragjedisë së tërmetit kanë gjetur rrugën për në zemër të kryeqytetit, larg zonave e njerëzve të prekur. Filmuar pak më herët nga anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Postimi i dytë:
Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu.
Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme.