Përplasje mes banorëve dhe ministrit të brendshëm Sandër Lleshi në Lezhë. Shkak për këtë është bërë një pallat 12-katësh në lagjen “Besëlidhja”.
Ministri u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, por këta të fundit, të irrituar kërkojnë inspektim të hollësishëm pasi kanë frikë.
Vetë bashkia e Lezhës u ka kërkuar banorëve të dalin jashtë deri në një verifikim të objektit, por sipas ministrit Lleshi, 12-katëshi është i sigurtë.
Edhe vetë drejtori i urbanistikës në bashki, Nik Leka e ka kundërshtuar ministrin, ndërsa banorët e kanë braktisur pallatin.