Ministri i brendshëm Sandër Lleshi ishte sërish sot në pallatin në lagjjen "Besëlidhja" në Lezhë, ku garantoi banorët se pas dy akt-ekspertimeve, nga ekspertë vendas dhe të huaj, siguria e godinës nuk është e cënueshme.
"Për herë të dytë brenda 24 orëve për të parë shqetësimet që kanë ngritur banorët e këtij pallati. Kësaj i thonë shumë zhurmë për asgjë. Në harkun e 24 orëve janë bërë dy akt-ekspertiza. Një nga ekspertë shqiptarë dhe një nga ekspertë izraelitë. Dhe konkluzioni është i njëjtë: nuk ka asnjë problem me sigurinë e tij”, u shpreh Lleshi.
Por teksa një gazetar tentoi ti bënte një pyetje, “komanda” e gjeneralit të Ramës ishte e prerë: “Një minutë! Nuk kam mbaruar".
“Lus ata që nuk kanë mundësi të ndihmojnë, të heshtin dhe të mos përhapin panik. As panik, as të mos ngatërrojnë”, shtoi më tej ministri i brendshëm.
Në fund të prononcimit të tij, Lleshi, njësoj si shefi i tij Rama deklaroi: “Mbyllni veshët për ata që japin lajme të pavërteta dhe të pasakta”.