EUROPOL: Shqipëria, burim kryesor i kanabisit në BE, paratë shpenzohen në pasuri të paluajtshme

E mërkurë, 04 December 2019 16:55

Shqipëria ka qenë për disa vite me radhë prodhuesi më i madh i kanabisit jashtë Bashkimit Europian i destinuar për tregun europian, thotë raporti i EUROPOL-it për vitin 2019.

Raporti për vitin 2019 vlerëson se pavarësisht uljes së vendeve të kultivimit, sërish drejt BE-së ka pasur dërgesa me kanabis ç’ka sipas agjencisë do të thotë se rezervat ruhen ende në rajon ose ato lëvizin nëpërmje tkufijve tokësorë.

Rrugët kryesore sipas EUROPOL të trafikimit të kanabisit drejt BE-së janë nëpërmjet Shqipërisë, që e dërgon drogën fillimisht në Itali prej ku shpërndahet më tej.

Shqipëria ka qenë prodhuesi më i madh i kanabisit në vitin 2017 e 2018 duke e rritur sasinë e kapur nga Italia nga 42 ton në vitin 2016 në 90 ton në vitin 2017. Raporti thekson gjithashtu se tregu i kanabisit është më i madhi në Europë pasi ka rreth 25 milionë përdorues vjetorë ndërsa shumat e shpenzuar për të shkoi në 11.6 miliardë euro në vitin 2017.

Kanabisi bimor prodhohet gjerësisht brenda BE-së, me vlerësimet që tregojnë se të paktën 20.000 vende kultivimi çmontohen çdo vit dhe është një burim kryesor i të ardhurave për ekonominë kriminale.

Megjithë përpjekjet për të kundërshtuar prodhimin, Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria në veçanti, duket se mbetet një burim i rëndësishëm i origjinës së kanabisit bimor. Për sa i përket Europës perëndimore, Spanja mbetet vendi kryesore ku futet droga që vjen nga Afrika veriore.

Dhe këto para të përfituara nga kanabisi, sipas raportit të EUROPOL, përdoren për të investuar në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm

Në raport theksohet se organizatat shqipfolëse janë të përfshira në trafikun e kokainës e heroinës drejt Europës, bashkë me organizatat britanike, holandeze, franceze, irlandeze, marokene, serbe, spanjolle e turke.

Grupet shqiptare llogariten si një ndër kontrollueset e rrugës ballkanike për transportin e kokainës ndërsa ato janë edhe blerëset direkte të kokainës në vendet e Amerikës Jugore e shpërndarjes më pas drejt Italisë e vendeve të tjera.

Organizatat kriminale shqiptare janë sipas raportit përgjegjëse për trafikimin  e heroinës së marrë nga Turqia drejt BE-së duke kontrolluar rrugët ballkanike bashkë me grupet serbe e bullgare.

Oganizatat kriminale shqiptare përmenden më tej në raport edhe për sa i përkret trafikut të qenieve njerëzore duke shërbyer si një nga pikat që shfrytëzohen përveç atyre në Serbi, Bosnjë Hercegovinë e Mal të Zi.

Raportin e plotë të EUROPOL e lexoni: Tregu i drogës 2019

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...