Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen qëndron pranë shqiptarëve e familjeve të prekura nga tërmeti. Pas premtimit të 15 milionë eurove si ndihmë e menjëhershme për popullin shqiptar, ajo deklaron në një postim në “Tëitter” se do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin.
“Sapo kam folur me kryeministrin Edi Rama dhe e informova atë se Komisioni Europian premton 15 milion euro për mbështetje të menjëhershme për popullin shqiptar. Më tej, BE do të organizojë një konferencë të donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë me rindërtimin”, shkruan Presidentja e KE.
Më herët Presidentja e KE shkroi “Kam shumë respekt për qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar të qetë pavarësisht rrethanave. Dua që ata të dinë që BE është përkrah tyre me dhembshuri dhe me veprim”.