Zbardhen identitetet e personave të cilët mbetën të plagosur në aksidentin e rëndë në fshatin Vrake të Malësisë së Madhe.
‘BalkanWeb’ mëson se bëhet fjalë për shtetasit; Rovena Mustafa, 22 vjeçe, banuese në Koplik, Egzon Çokaj, 25 vjeç, banues në fshatin Grud Fushë, Gjon Ivanaj, 53 vjeç, banues në fshatin Vrake si dhe Emral Malaj, 23 vjeç, banues në fshatin Grud Fushe.
Siç u raportua edhe më herët, dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin dhe për pasojë 4 personat e sipërcituar mbetën të plagosur rëndë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton për shkaqet e aksidentit.