Tërmeti, jepini fund garës së çmendur për të dalë në ekrane-Nga Klajda Gjosha

E Enjte, 05 December 2019 18:07

Këto ditë kanë qenë të vështira për t’u shprehur, pasi tërmeti i 26 Nëntorit i mori edhe fjalët me vete dhe pas la dhimbje, njerëz të pastrehë, shpirtra të vrarë dhe goditje të fortë psikologjike.

Por tashmë që situata bëhet edhe më e vështirë, ka vend për analizë por edhe për llogaridhënie.

E para, do t’i lutesha qeverisë t’i japë fund garës së çmendur për të dalë në ekran dhe të ulet urgjent për të menaxhuar situatën me ekspertizën e godinave që janë dëmtuar dhe me rindërtimin e banesave të njerëzve që sot janë pa strehë dhe pa shpresë.

 

Ç’organizimi më i madh vjen nga koka e qeverisë, që në vend të ulet në zyrë me ekspertët përkatës dhe grupet e emergjencës për të menaxhuar krizën, i pëlqen të zëvendësoj Portokallinë, kur edhe kjo e fundit ka heshtur në respekt të viktimave të 26 Nëntorit!

 

E dyta, buxheti shtetit kërkon rishikim të të gjitha fondeve dhe sidomos të zërave që i përkasin luksit të zyrave, ndryshimit të godinave dhe zbukurimit të fasadeve që jemi mësuar t’i shohim rëndom!

E treta, drejtësia duhet të veprojë pa humbur asnjë sekondë mbi ata që duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë katastrofë njerëzore të shkaktuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni. Nëse drejtësia e re do duhet të tregojë që funksionon, ky do të ishte rasti më i mirë por edhe amaneti i atyre që humbën jetën nën rrënojat e tërmetit tragjik!

Shqipëria është solidare nga shpirti njerëzor, jo nga politika, dhe për të ruajtur këtë solidaritet, fjalën duhet ta kenë ekspertët! Politika duhet të mësohet të dëgjoj dhe t’i japë vlerë njerëzve që mund të bëjnë diçka për këtë vend me eksperiencën e tyre të vyer.

Ky është momenti që sistemi duhet të shkundet dhe gjithësecili nga ne të kuptoj se duhet të mësojmë të respektojmë të aftët dhe të nxjerrim në pah njerëzit me vlerë të këtij shteti!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...