Durrësi po përballet me një prej krizave më të rënda në historinë e tij të re.
Por pavarësisht se qyteti ngjan si i dalë nga lufta, kjo nuk do të thotë se tenderat janë ndalur.
Porti i Durrësit, edhe pse po përjeton një ‘tërmet’ drejtorësh, duke ndërruar shtatë të tillë në vitet e qeverisjes së majtë, nuk u ndal pas tragjedisë së 26 nëntorit.
Gjashtë ditë pas tërmetit, Portit Detar-Durrës, ka miratuar lidhjen e kontratës dhe ekzekutimin e tenderit, me objekt ‘Mirëmbajtje gjelbërimi në mjediset e Portit’ me vlerë totale 11 milionë, 865 mijë e 651 lekë të reja pa TVSH, ose afro 134 milionë lekë të vjetra me TVSH, bën të ditur Pamfleti.
E gjitha kjo vjen në kohën kur u pa se si u shemb shteti nga paaftësia për të përballuar emergjencat sociale.
Opozita nga ana e saj ka akuzuar vazhdimisht se porti më i madh në vend është kthyer në një ‘han me dy porta’ për trafiqet.