Arrestohet në Vlorë një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e Vlores ka prangosur shtetasin me inicialet L. (F.) B., 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili është i dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian”, bën me dije policia.
NJOFTIMI:
Policia vë në pranga 1 shtetas të dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane.
Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Interpol Tirana ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
- • L. (F.) B., 35 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian.
Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij