Pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës pranoi akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit që e shpalli të pabanueshme Godinën nr.15 në Qytetin Studenti, ka nisur shembja e objektit.
Siç mund ta shihni edhe nga pamjet, Bashkia e Tiranës nisi punën natën për ta hedhur godinën në tokë.
Godina 15 në Qytetin Studenti u shpall e pabanueshme pas tërmetit. Edhe dy godina të tjera do të shemben në Qytetin Studenti, ndërsa kryeministri Edi Rama ka shprehur pëlqimin e tij. Këto godina janë banuar prej familjeve që i paguanin qira shtetit për rreth 30 vjet.