Makina e një polici ka marrë flakë gjatë natës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 nëntori dhe policia bën me dije se mjeti tip "Volksëagen" i policit ka qenë i parkuar kur ka marrë flakë dhe është djëgur pjesërisht.
Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se automjeti është në pronësi të policit Edvin Gjyli dhe dyshohet se persona me precedent penalë i kanë vendosur flakën qëllimisht automjetit të tij. Edvibn Gjyli është ish- inspektori i Krimeve të Rënda i cili u pezullua për shkak të rrjedhjes së informacionit për arsenalin e zbuluar disa muaj më parë në Papër të Elbasanit. Ngjarja u raportua ekskluzivisht nga gazetarja Klodiana Lala ku Policia zbuloi arsenalin e armëve të sofistikuara në një magazinë që dyshohet t’i përkisnin një grupi të strukturuar kriminal në Elbasan.
Më pas u bashkë me Gjylin u pezulluan edhe Bilal Semanaj, Albjon Xhitozi dhe një person tjetër me inicialet E.H, pasi dyshohet se nxorën informacionin e klasifikuar si ‘sekret hetimor’.
Ndërkohë Policia po heton lidhur me djegien e automjetit dhe për zbardhjen e shkaqeve.