Tonin Dema: Grupimi i zheleve nuk e njollos dot 14 janarin 1990

Tuesday, 14 Janar 2020 17:30

Bashkia Shkodër dhe shoqatat antikomuniste përkujtuan në Shkodër 30 vjetorin e demonstratës së 14 janarit 1990. Nderoi pjesëmarrjen ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Paralelisht, disa individë të njohur për pozicionimin pranë Edi Ramës (punëmarrës të tij), nën moton se duhej të bënin një festim pa parti se asokohe nuk paska pasur parti, organizuan një ceremoni siç e dëshiron Partia Socialiste, ish Partia e Punës. Në ceremoni, ish i dënuari i kësaj demonstrate, Tonin Dema, i quajti ata “grupimi i zheleve”. Dema soli përshëndetjet e Kardinalit Ernest Troshani. Pjesëmarrës në këtë aktivitet, theksuan ngjalljen e enverizmit, i cili do ndalet vetëm me përmbysjen e kësaj qeveri.

Modifikuar më Tuesday, 14 Janar 2020 17:32
Login to post comments