“Gjashtë muajt e ardhshëm vendimtare për Ballkanin”-Presidentja e KE premton: Brenda disa javësh paraqesim…

Tuesday, 14 Janar 2020 19:00

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi sot se KE do të paraqesë një metodologji të re të zgjerimit brenda disa javësh.

w1240-p16x9-ursula-von-der-leyen-160719_0

Ajo vlerësoi se gjashtë muajt e ardhshëm, përpara Samitit BE-Ballkan Perëndimor, do të jenë vendimtare për marrëdhëniet midis Unionit dhe Ballkanit.

Von der Leyen shtoi se përpara Samitit të ardhshëm, të planifikuar për në maj të këtij viti në Zagreb, BE duhet të “bëjë detyrat e veta”. “Prandaj, brenda disa javësh, unë do të paraqes metodologjinë tonë të re të zgjerimit për të diskutuar modernizimin e nevojshëm, dhe veçanërisht për miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor – Maqedonia Veriore dhe Shqipëria“, tha Von der Leyen.

“Është veçanërisht e rëndësishme që të ruhet momentumi në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit – nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t’i kryejmë detyrat tona, tani”, tha ajo.

Modifikuar më Tuesday, 14 Janar 2020 19:01
Login to post comments