Parashikimet e zymta të popullsisë, tiranasit më të rinjtë e vendit. Kush është qarku me më të vjetrit

E mërkurë, 22 Janar 2020 08:15

Tirana është qarku ku është përqendruar pjesa më e madhe e popullsisë së vendit dhe njëkohësisht më e reja. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se qarku i Tiranës ka popullsinë më të re në Shqipëri me një moshë medianë 34,7 vjet. Së bashku me Dibrën dhe Kukësin, ato përbëjnë qarqet me popullsinë më të re në vend, ndjekur nga Durrësi. Mosha mediane në Shqipëri në 2018-n vlerësohej diçka më shumë se 36 vjet dhe të katërta këto qarqe kishin një moshë mediane më të vogël se mesatarja kombëtare.

Nga ana tjetër, qarku i Gjirokastrës ka popullsinë më të vjetër në vend me një moshë medianë 39,4 vjet, ndjekur nga qarku i Beratit, me një moshë mediane mbi 38 vjet dhe qarku i Vlorës me po të njëjtën moshë. Mosha medianë e popullsisë përfaqëson moshën në të cilën gjysma e popullsisë është më e re dhe gjysma tjetër është më e vjetër.

Struktura e popullsisë dhe raportet e varësisë
Në vitin 2018, në Shqipëri kishte 500.192 të rinj të moshës më pak se 15 vjeç dhe 396.188 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë. Në Shqipëri, popullsia në moshë pune, njerëz të moshës 15 deri 64 vjeç, ishin 1.969.996 gjatë të njëjtit vit. Siç mund të shihet nga shpërndarja e popullsisë, në tre grup-moshat kryesore, për çdo qark ka një numër më të madh të të rinjve në krahasim me të moshuarit. Prandaj, raporti i varësisë së të rinjve është më i lartë se raporti i varësisë së të moshuarve në çdo qark. Qarqet me raport më të lartë të varësisë së të rinjve janë ato të Kukësit dhe Dibrës, me përkatësisht 32,1 dhe 31,0 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri në 64 vjeç.

 

Ndërsa qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të rinjve janë ato të Vlorës dhe Gjirokastrës, përkatësisht me 22,7 dhe 23,2 persona më të rinj se 15 vjet për çdo 100 persona nga 15 deri 64 vjeç. Nga ana tjetër, qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve janë ato të Lezhës dhe Gjirokastër, të dy me rreth 21,7 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 deri 64 vjeç. Qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve janë ato të Korçës dhe Tiranës, përkatësisht me 19,2 dhe 19,4 persona më të vjetër se 65 vjeç për 100 persona nga 15 në 64 vjeç.

Parashikimet e zymta të popullsisë, mosha mesatare 61 vjeç
Sipas një skenari normal, pa rritje të emigracionit dhe rënie të lindjeve mosha mesatare e popullsisë Shqipërisë sipas projeksioneve të OKB-së shkon në vitin 2050 në 50.1 vjeç dhe në vitin 2100 arrin 61 vjeç. Në skenarin pesimist me vijimësi të emigracionit dhe rënie të lindshmërisë, mosha mesatare e popullsisë arrin në 79.1 vjeç në vitin 2010 dhe gjithsej popullsia banuese brenda Shqipërisë arrin në 512 mijë banorë. Mosha mesatare e popullsisë së Shqipërisë do të rritet me ritme më të shpejta se vendet e tjera të grupit të Europës Jugore me dy ose tre fish.

Capture 54 768x426https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/01/Capture-54-768x426-400x222.png 400w, https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/01/Capture-54-768x426.png 768w, https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/01/Capture-54-768x426-370x205.png 370w, https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/01/Capture-54-768x426-113x63.png 113w" sizes="(max-width: 600px) 100vw, 600px" width="600" height="333">
Capture 53 768x479/Monitor
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...