Burri bie nga kati i 3-të pas një sherri në familje, policia nuk e ndalon dot

E mërkurë, 22 Janar 2020 08:45

Një zënkë ne nje familje shqiptare në Lenzburg në Zvicër në mbrëmjen e të hënës ka alarmuar policine, nderkohe qe burri 38-vjeçar eshte hedhur nga ballkoni në katin e 3-të dhe ka mbetur i plagosur. Lajmin e ben me dije blick.ch. 

Më vonë, kanë dalë në dritë edhe detaje tjera: gruaja e 38-vjeçarit kishte telefonuar urgjencën në orën 16:00 pasdite dhe e ka njoftuar se burri e kishte goditur atë dhe njërin nga fëmijët, përcjell albinfo.ch. Policia kishte shkuar menjëherë në ndërtesën në fjalë.

Kur policia u takua në apartament me të dyshuarin për dhunë, ai fillimisht kishte pasur sjellje të qetë. Por, papritur, ai kishte kapur një thikë, të cilën e mbante afer qafes.

Edhe pse policët janë përpjekur ta qetësonin dhe të merrnin nën kontroll situatën për një kohë të gjatë, ai kishte shkuar në ballkon dhe duke e mbajtur ende thikën në dorë, ishte ulur në murin e ballkonit.

Ndërkohë që policët po bisedonin me të për minuta të tërë, ai papritmas ra poshtë. Për pasojë, kosovari ka pësuar lëndime të rënda, duke rënë nga lartësia prej gati tetë metrash.

Një autoambulancë e ka transportuar atë në Spitalin Kantonal Aarau, ku i eshte nenshtruar operacionit.

Gruaja dhe fëmijët kanë shpëtuar të padëmtuar. Ngjarja mbetet ende e paqarte, nderkohe qe zyra e prokurorit publik në Lenzburg-Aarau ka hapur një hetim penal.

Modifikuar më E mërkurë, 22 Janar 2020 08:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...